Shqipedia

rrjetet sociale  

  1. Rrejtet sociale janë website të cilat ju krijojnë mundësinë personave të lidhen me njërit-tjetrin për të folur, shkëmbyer informacione, foto, komente, momente të ndryshme të ditës, emocione të ndryshme, opinione etj.
    Rrjetet sociale po zëvendësojnë gati çdo gjë. Nuk ke më nevojë për shokë dhe shoqe në jetën reale pasi krijon sa të duash në facebook, google plus, twitter apo linkedin. Gjithë informacionet që merrnim nga librat, nga shkolla, nga gazetat tani na serviren nëpër rrjetet sociale, madje jo vetëm për gjerat që ndodhin brenda vendit, por në gjithë botën. Mendimet e tua mund t'i shprehësh përpara një grupi më të madh njerzish sesa 2-3 veta që mund të takosh në kafe. Merr vesh çfarë i ndodh dhe si është duke kaluar shoku dhe shoqja që ke patur në klasë të 4-të.
    Rrjetet sociale kanë ndryshuar dhe disa zakone te njerzit, por të shohim deri në ç'pikë do jetë efekti i tyre.
    (homer, 28-08-2012)


Ju mund te shkruani opinionin tuaj per kete teme. Per te bere kete ju duhet te behemi anetare Anetarsimi eshte falas